Projekti Youth4Cohesion, Rinia për Kohezion (Y4C), i financuar drejtpërdrejt nga DG Regio në kuadër të “Angazhimit të qytetarëve në politikat e Kohezionit” dhe e zbatuar nga Eurorajoni Adriatiko Jonian (AIE), synon pajisjen e të rinjve dhe organizatave rinore të zonës së Adriatiko Joniane me njohuri dhe aftësi për t’u angazhuar në politikën e kohezionit në mënyrë aktive dhe kuptimplotë. Aksioni bazohet në angazhimin afatgjatë të AIE për të përfshirë të rinjtë në vendimmarrje.
Përmes një Thirrjeje për Shprehje Interesi drejtuar të rinjve dhe organizatave rinore në 10 vende të zonës së Adriatiko Joniane, të rinjtë u thirrën për t’u angazhuar në projekt dhe për të marrë pjesë në një program të webinareve duke u fokusuar në 5 prioritetet e politikave të Politikës së re të Kohezionit 2021-2027 (: – Nje Europë më te zgjuar, – një Europë më e gjelbër dhe pa karbon, – një Europë më e lidhur, – një Europë më sociale, – një Europë më afër qytetarëve) dhe kështu bëhen “Ndërtues të Kohezionit”.
Në webinarin e katërt të Y4C mbi një “Europë më të lidhur”, u diskutua se rajonet Adriatiko Joniane po zhvillojnë dhe përmirësojnë në menyrë të qëndrueshme, rezistente ndaj klimës, dhe lidhjen inteligjente intermodale. Një perspektivë makrorajonale u paraqit duke ilustruar se si po promovon EUSAIR përfshirjen e politikave të lidhjes në dokumentet e programimit IPA/ESIF. Gjithashtu, një pasqyrë Axhendës se Lidhshmërisë për Ballkanin Perëndimor u reflektua, e veçanërisht duke iu referuar një aksesi të zgjeruarpër TEN-T dhe rrjetet kryesore.
Webinari i katërt Youth4Cohesion ofroi një pasqyrë të lidhjes si një burim strategjik për rritjen e qëndrueshme ekonomike të zonës EUSAIR.
U paraqitën informacione të përditësuara se si BE-ja po promovon akses të zgjeruar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrjetet evropiane të transportit.
Zbatimi i politikave të BE-së në nivel territori do të mbulohet nëpërmjet eksperiencës italiane me promovimin e infrastrukturave të qëndrueshme bregdetare si zones Adriatiko Joniane.
Lidhja e qëndrueshme u vendos në dukje gjithashtu si një shtytës socio-ekonomik për turizmin detar dhe zhvillimin e destinacioneve turistike.