Në ambientet e godinës të ish-Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Kavajë u zhvillua eventi i rikualifikimit të projektit të Kino-Teatrit, që mban emrin e një prej artistëve më të mëdhenj shqiptar.
Investimi është mbështetur nga programi i përbashkët Zviceran-Austriak për zhvillimin rajonal duke qënë një vlerë e shtuar për qytetin e Kavajës në jetën artistike dhe kulturore.
Eventi nisi me prerjen e shiritit në ambientet e jashtme të të Kino-Teatrit “Aleksandër Moisiu” për inagurimin e tabelës së fizibilitetit për këtë projekt dhe më pas vijoi me një përformancë operistike nga soprano Fatma Mema.
Fjalimin hapës dhe përshëndetës e mbajti Kryetari Bashkisë Kavajë, Z. Redjan Krali, i cili falenderoi miqtë Zviceranë dhe Austriakë për këte projekt.
Një fjalim përshëndetës mbajti dhe Ambasadori Austriak Z. Christian Steiner. Ky event u pasua nga dhënia e çertifikatës si “Qytetar Nderi” për Z. Muharrem Shqarri.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi ishte ftuar, bashkë më Prefektin e Qarkut Tiranë, Z. Afrim Qëndro dh ish-Presidentin e Nderuar të Republikës, Z. Alfred Moisiu.