Shtrirja e një platforme të përmirësuar bashkëpunimi për menaxhimin e burimeve njerëzore, digjitalizimi i Analizës së Nevojave për Trajnim dhe integrimi i sistemeve të të dhënave në kohë reale ishin në qendër të diskutimeve gjatë takimit të tretë të Komitetit Drejtues të projektit të Këshillit të Evropës Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në nivel vendor në Shqipëri.
Partnerët dhe përfituesit ranë dakord për hapat konkretë të mëtejshëm dhe konfirmuan angazhimin e tyre për bashkëpunim për të çuar përpara modernizimin e sistemeve të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta për qeverisje efektive.
Projekti Mbështetja e Reformës së Administratës Publike në nivel vendor në Shqipëri zbatohet nga Qendra e Ekspertizës për Qeverisjen në Shumë Nivele pranë Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, me mbështetjen financiare të Republikës Federale të Gjermanisë. Projekti synon të forcojë kuadrin institucional për trajnimin e zyrtarëve vendorë dhe përfaqësuesve të zgjedhur, të zhvillojë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore për menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore dhe të nxisë pjesëmarrjen domethënëse të qytetarëve.