Këshilli i Qarkut Tiranë anëtarësohet në Konferencën e Rajoneve Periferike dhe Detare (CPMR)
Në rajonin e Toscanës në Itali është zhvilluar konferenca e Rajoneve Periferike dhe Detare (CPMR), e cila u mblodh në Firence më 5-6 nëntor 2015 në Asamblenë e Përgjithshme, me ftesë të Presidentit të Rajonit Toscana dhe nënkryetarit të CPMR, Enrico Rossi dhe në prani të Presidentit i CPMR dhe të Qeverisë Autonome të Azores (PT), Vasco Cordeiro. Këshilli i Qarkut Tiranë është anëtarësuar me të drejta të plota në Konferencën e Rajoneve Periferike dhe Detare (CPMR), ndërsa përfaqësohej nga kryetari i saj zoti Aldrin Dalipi, i cili u zgjodh anëtar i Byrosë Politike të Komisionit për Ballkanin dhe Detin e Zi të CPMR. Gjatë punës, Eleni Marianou, Sekretari i Përgjithshëm i CPMR, kujtoi se sot projekti evropian ka disa sfida që duhen adresuar, por rajonet janë në zemër të zgjidhjeve evropiane. Presidentit i CPMR dhe të Qeverisë Autonome të Azores (PT), Vasco Cordeirou shpreh se: “Trajtimi i krizës së emigracionit është vetëm një shembull: Edhe rajonet kanë për detyrë dhe përgjegjësi të sigurojnë integrimin e emigrantëve dhe refugjatëve në territoret e tyre respektive, edhe pse ata janë të detyruar të menaxhojnë një krizë refugjatësh duke përdorur burimet e tyre të kufizuara”. Christos Stylianides, Komisioneri Evropian për ndihmën humanitare dhe menaxhimin e krizës, mori pjesë në debatin mbi emigrimin duke pohuar se: “Ajo me të cilën ne po përballemi është një krizë globale që kërkon një veprim global”. Delegatët e CPMR votuan një deklaratë ku bënë thirrje për një “rritje të konsiderueshme të përpjekjeve dhe burimeve të dedikuara, integrimin social ekonomik të emigrantëve dhe një pjesëmarrje më të fortë të rajoneve në konsultim të BE-së. “Politikat e investimit në nivel evropian duhet të vazhdojnë të ekzistojnë në mënyrë që të adresojnë siç duhet rritjen dhe vendet e punës për të gjitha territoret evropiane. Roli i rajoneve është themelor për kohezionin e ardhshëm dhe politikat detare. Përkatësia e padiskutueshme mes qasjes dhe zhvillimit ekonomik për të gjithë rajonet e Evropës ishte gjithashtu pjesë e debateve”, citohet në deklaratën e përbashkët.