Kreu i Qarkut së Tiranës, Aldrin Dalipi, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi”.
“Një shqiptar ndër më të mirët, një luftëtar që politikën e diplomacinë i ka kthyer në një mjeshtëri të admirueshme, një udhëheqës që i ka bërë vend të veçantë vetes në historinë e shqiptarëve dhe në zemrat e në mendjet e të gjithëve, përfshirë edhe mendjet e kundërshtarëve e armiqve të tij” – u shpreh z.Dalipi
Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj i dorëzoi titullin e nderuar z. Ali Ahmeti “Qytetar Nderi” në praninë e Kryeministrit z. Edi Rama, Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla dhe shumë personaliteteve të shquara të shqiptarisë.