Kinema Agimi, ndër më të vjetrat në Tiranë, është rijetësuar falë ndërhyrjes së Agjencisë së Industrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës dhe do të shërbejë jo vetëm për shfaqjen e filmave, në mbështetje të kineastëve shqiptarë, por do të mirëpresë edhe aktivitete e ngjarje të tjera kulturore.
Ashtu si Qendra e Artit “Agimi”, Bashkia e Tiranës po punon për rijetësimin e kinemave të tjera, ku projekti i radhës është Kinemaja “Maks Velo”, e cila pasi ka kaluar fazën e restaurimit pritet, që tashmë të kthehet po ashtu në një hapësirë të re arti në kryeqytet.
© 2022 Created by AppAlbania