Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi sëbashku me Prefektin e Qarkut Tiranë, Z.Afrim Qëndro i dorëzuan ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Z. Volodymyr Shkurov një sasi ndihmash humanitare qytetarëve ukrainas.
Këto ndihma, i bashkohen ndihmave që po dhurohen çdo ditë nga institucione, organizata dhe banorë të kryeqytetit, për t`ju gjendur pranë qytetarëve të Ukrainë në këto momente dramatike dhe të vështira, për të shpëtuar me guxim kombin e tyre.
Qarku Tiranë është në krah të popullit Ukrainas!