Komisioni Intermesdhetar i CPMR në bashkëpunim me Rajonin e Lazios, Itali organizoi për herë të parë Këshillin Rinor me përfaqësues të rinj nga disa prej rajoneve të komisionit si Occitane, Marsejë, Lazio, Kalabria, Qipro, Tiranë dhe Shkodër.
Tirana u përfaqësua nga Emirjona Huti, zyrtare e Këshillit të Qarkut Tiranë dhe aktiviste vullnetare e të rinjve të organizatës Eko Mendje.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të krijonte një dialog midis të rinjve nga zonat Mesdhetare, ndërsa u lejoi atyre mundësinë që ta konsideronin veten si këshilltarë që do të vepronin si një organ konsultativ për krijimin e politikave të ardhshme rinore.
Ky është gjithashtu një nga objektivat që Rajoni i Lazios ka shprehur si bashkë-Presidencë e boshtit të Kohezionit Ekonomik dhe Social të Komisioni NdërMesdhetar të CPMR-së, dhe që dëshiron të përmbushë në këtë kuadër.
Në fakt, pjesëmarrja demokratike në jetën e komunitetit të vet ka një efekt të dyfishtë: tek të rinjtë dhe komunitetet. Inkurajimi dhe prania e Këshillit Rinor çon në të prekshme rezultate të tilla si projekte të reja për qytete por edhe ndryshime shoqërore siç është zhvillimi i një brezi më shumë te vetëdijshëm (vetëbesim i përmirësuar, vetëvlerësim dhe ndjenjë e qëllimit) dhe i një brezi të moshuarish më të vëmendshëm dhe të aftë për të ndryshuar këndvështrimin e qeverisë për territoret.
Gjatë eventin u zhvillua një workshop për të detajuar më pas të gjitha idetë e dhëna nga pjesëmarrësit, duke hedhur kështu hapat e parë të krijimit të Këshillit Rinor. Santa Severa Youth Council pritet të pasohet vitin që vjen për të diskutuar për aktivitet apo projektet e ardhshme të Këshillit Rinor.