Ka përfunduar procesi konstituimit i këshillave bashkiakë dhe betimi i kryetarëve në pesë bashkitë e Qarkut të Tiranës.
Në respekt të të gjitha procedurave ligjore dhe vullnetit të shprehur më 30 Qershor të Zgjedhjeve Vendore, Këshillat Bashkiak dhe kryetarët e rinj të pesë bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë, Kavajë dhe Rrogozhinë, kanë kryer procedurën e betimit si një angazhim përpara qytetarëve për të qenë çdo ditë në shërbim të tyre.
Në ceremoninë e konstituimit të Këshillit Bashkiak Tiranë, i pranishëm ka qenë dhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i cili në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj dhe bashkisë Tiranë, ndërsa u ka bërë thirrje këshilltarëve të jenë më pranë qytetarëve në mandatin e ri.
Gjithashtu një procedure e rëndësishme ka qenë dhe zgjedhja e këshilltarëve bashkiak në Këshillin e Qarkut Tiranë i cili pritet të mblidhet së shpejti për procedurat e konstituimit.
Kryetari i Qarkut Tiranë, i cili ka qenë i pranishëm në të gjitha ceremonitë krahas autoriteteve qendrore dhe vendore, ka vlerësuar se tashmë të gjithë sëbashku do të punojmë për më të mirën për të mbajtur premtimet ndaj qytetarëve të Qarkut Tiranë.