Të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë së Tiranës do të kenë stacione për autobusët e linjave urbane.
Këshilli i Qarkut Tiranë ka nisur implementimin e projektit për ndërtimin e stacioneve të linjave urbane të cilat do të sjellin një impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, duke ofruar kushte moderne, shpejtësi dhe korrektesë në respektimin e orareve.
Zbatimi i projektit ka nisur nga Njësia Administrative Pezë, ku kreu i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi, dhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, inspektuan stacionet e para që do të lidhin Tiranën me të gjitha zonat rurale.
Nisma do të shtrihet në të gjitha Njësitë Administrative, nga njësitë më të afërta e deri tek ato më të largëta të bashkisë.