Në ambientet e Këshillit të Qarkut Tiranë, u zhvillua takimi konsultues për projekt buxhetin e vitit 2024 me studentë nga universitete publike dhe private të Qarkut Tiranë.
Ekspertë të Këshillit të Qarkut Tiranë bënë një përmbledhje të përgjithshme të institucionit, rolin dhe kompetencat e tij si një institucion i nivelit të dytë të vetëqeverisjes vendore, dhe bashkëpunimin e tij me organizatat ndërkombëtare si dhe përfshirjen në projekte që fokusohen në zhvillimin rajonal, kohezionin ekonomik, social dhe rininë.
Gjithashtu u shpjegua procesi i hartimit të projekt-buxhetit, alokimin e fondeve dhe përgatitjen e planit të shpenzimeve në administratën publike.
Studentet shprehen interes të veçantë gjatë takimit, duke u bërë pjesë e diskutimit dhe konsultimit për Projekt-Buxhetin e vitit 2024 të Këshillit të Qarkut Tiranë.