Projekti i “Programit për Zhvillimin Rajonal Shqipëri” një projekt i Qeverisë Zvicerane dhe asaj Austriake, mblodhi në një Tryeze Diskutimesh – Workshopi Teknik të gjithë partnerët dhe aktorët e përfshirë në këto 6 vite të zbatimit të projektit, për të ndarë dhe diskutuar së bashku mbi Sukseset, Sfidat, Përvojat dhe Qasjet Drejt së Ardhmes.
Takimi bëri bashkë në këtë tryezë të gjatë diskutimesh përfaqësues të donatorëve të projektit, Swiss Development Cooperation (SDC) dhe Albanian Development Agency partnerë të ngushtë në zbatim, Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, përfaqësues të EU Delegation në Shqipëri dhe UNDP Albania, 16 Bashkitë partnere dhe përfituese të Skemave të Granteve të RDPA, përfaqësues të ASPA – Shkolla Shqiptare e Administrates Publike, shoqaten e Qarqeve të Shqipërisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe partnerë homolog të EU4 Municipalities.