Më 8 Nëntor Kryetari i Këshilli të Qarkut Tirane z. Aldrin Dalipi mori pjese në Konferencën ndërkombëtare me temë “E ardhmja e politikës e kohezionit të BE – dialog i hapur për para-aderim”.
Politikat e kohezionit dhe para-aderimit, migrimi, EUSAIR dhe rajoni Adriatiko Jonian, lufta kundër mashtrimit me fondet e BE ishin katër temat që u trajtuan gjatë Konferencës të organizuar nga Programi IPA Adriatik CBC me iniciativën e Autoritetit Menaxhues, znj. Paola Di Salvatore, në zyrat e Rajonit Abruzzo në Bruksel më 8 nëntor 2017. Takimi theksoi nevojën për të rifilluar bashkëpunimin midis vendeve të pellgut të detit Adriatik në kuadër të periudhës së ardhshme të programimit të BE-së me një program të ri shumëpalësh, i cili do të përfitojë nga përvoja pozitive e IPA Adriatic CBC.
Në fjalën e tij Z. Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut të Tiranës theksoi se. “Ne të gjithë, vendet e pellgut Adriatiko Jonian, shtete anëtarë ose jo anëtarë të BE, e ndiejmë veten qytetarë evropianë dhe kjo na jep më shumë energji kur përballemi me sfidat e para-aderimit. Shpresat dhe angazhimet e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe të vendeve të tjera të para-pranimit janë të mëdha, prandaj i kërkojmë Komisionit Evropian të vazhdojë të investojë në burime bashkëpunimi territorial dhe programet ndërkufitare, të cilat kanë vizionin e domosdoshëm të bashkëpunimit territorial ashtu si IPA Adriatik CBC”.
Folësit në konferencë ishin deputetë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të institucioneve të BE dhe të vendeve të rajonit Adriatik-Jonian.
Fjalimet e tyre dhanë një pasqyrë të kuadrit aktual dhe të ardhshëm të politikës së kohezionit të BE-së dhe bashkëpunimit territorial, si dhe të çështjeve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis shteteve anëtare dhe vendeve para-aderuese, si dhe qasjet për zhvillimin e ardhshëm në programet Adriatiko-Joniane dhe Mesdhetare, të cilat do të vendosin bazat e programeve të ardhshme të BE-së nga viti 2021.