Nje nder prioritetet me te rendesishme te Keshillit te Qarkut Elbasan per zhvillimin e rajonit eshte edhe zhvillimi i turizmit si nje industri. Ketij qellimi i sherben edhe hartimi i Planit te Veprimit te Turizmit per Qarkun Elbasan i cili do te beje te mundur promovimin e rajonit te Elbasanit si destinacion turistik dhe njekohesisht permiresim te jetes se komunitetit.
Ne kete menyre, Plani i Veprimit te Turizmit eshte rrjedhoje e Strategjive te Zhvillimit te njesive vendore te ketij Qarku. Permendim ketu “Strategjine e Zhvillimit te Qytetit Elbasan”, ne te cilen del qarte se planifikimi i transformimeve te qytetit se bashku dhe ne menyre vizionare eshte procesi me integrues dhe me harmonik i vendosjes se nevojave dhe zgjidhjeve mbi te njejten tryeze. Per me teper, nese planifikojme perdorimin e kapitaleve ne menyre strategjike, ofrojme zgjidhje dinamike per Elbasanin, sepse nxisim ne menyre progresive ndermarrjet investuese. Qe vizionet e se ardhmes te behen realitet, nevojitet perkushtim qytetar, energji, kohe, mendësi te reja, tranparence dhe konsensus.
Pjese e ketij mesazhi eshte edhe ky plan veprimi per turizmin i cili synon kthimin e Qarkut Elbasan ne nje destinacion turistik ne te ardhmen, duke njohur dhe shfrytezuar vlerat turistike te Qarku tone. Keshtu, Keshilli Qarkut Elbasan me mbeshtetjen teknike dhe financiare te SNV-se (organizate hollandeze per zhvillimin nderkombetar qe fokusohet ne permiresimin e kapaciteteve te njerezve duke i pajisur me aftesite dhe mjetet e nevojshme per te vendosur per te ardhmen e tyre), nisi procesin e hartimit te planit te veprimit te turizmit per Qarkun Elbasan i cili permban veprime te detajuara qe duhet te ndiqen per te arritur synimin e cilesuar me lart.
Plani i Veprimit ne Turizem per Qarkun Elbasan eshte nje dokument i shkruar qe u prodhua ne emer te Qarkut te Elbasanit, per te ndihmuar, udhezuar dhe drejtuar zhvillimin dhe marketingun e industrise se tij te turizmit si per periudhen afatshkurter dhe ate afatgjate. Ai u zhvillua dhe u mbeshtet zyrtarisht nga grupet e individeve dhe agjensite qe perfaqesojne nje spekter te gjere te industrise se turizmit. Plani do te siguroje nje strukture per bizneset, qeverite, dhe organizatat jo-qeveritare perkatese per te analizuar tregun e turizmit, perfitimet dhe problemet e turizmit me qellim qe te vendosen objektiva te cilat rrisin perfitimet dhe kapercejne problemet.
Turizmi do te inkurajohet ne rajonin tone ne ato rruge qe te joshin me shume turistet e njohur, te rrise kohezgjatjen e qendrimit te tyre dhe shumen qe ata shpenzojne, duke siguruar qe rritja e turizmit nuk krijon probleme te padeshirueshme shoqerore, ekonomike ose mjedisore. Plani i Veprimit ne Turizem ka si qellim te sherbeje si nje projekt i detajuar per zhvillimin dhe rritjen e industrise se turizmit, nderkohe qe i ben banoret te vetedijshem dhe nje pjese perberese te perfitimeve ekonomike dhe shoqerore qe marrin hov nga ky aktivitet shume i rendesishem ekonomik.
Zonat qe perdorin procesin e Planit te Veprimit ne Turizem jane nje hap para te kuptuarit, marrjes nen kontroll dhe te realizimit te potencialit te industrive te tyre te turizmit. Per realizimin e Planit te Veprimit te Turizmit u krijua Komiteti i Veprimit te Turizmit ne Korrik 2008. Ky komitet perbehet nga perfaqesues te qeverise vendore/zones, Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Universitetit “Aleksander Xhuvani” Elbasan, sektori privat si edhe perfaqesues te organizatave jofitimprurese.
Komiteti i Veprimit te Turizmit per Qarkun Elbasan u mblodh 3 here brenda nje periudhe 5 mujore per hartimin fillimisht te draftit te plote te Planit te Veprimit te Turizmit dhe me pas per shnderrimin e ketij drafti ne nje dokument te plote dhe gjitheperfshires . Rajoni (Qarku Elbasan) i paraqitur ne Draftin e Planit te Veprimit te Turizmit shtrihet ne zonen qendrore te Shqiperise. Ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 3292 km2. Kufizohet ne veri dhe veriperendim me qarkun e Tiranes, ne lindje dhe juglindje me qarkun e Korces, ne perendim dhe jugperendim me qarkun e Beratit. Ne perberje te tij jane kater rrethe: Rrethi Elbasan, qe eshte edhe qendra e ketij qarku, rrethi Librazhd, rrethi Peqin, rrethi Gramsh.