Në zbatimit të Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit për vitet 2021-2022, Këshilli i Qarkut Tiranë, i përfaqësuar nga Z. Meris Xibraku, Drejtor i Përgjitshëm dhe Z. Mersin Murataj, Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës mori pjësë në mbledhjen e organizuar në ambientet e Prefekturës për TASK-FORCËN Vendore të këtij qarku.
Mbledhja e drejtuar nga Z. Afrim Qëndro, Prefekt i Qarkut Tiranë u fokusua në vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në nivel vendor për përmbushjen e detyrave të përbashkëta të Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit për vitet 2021-2022.
Krijimi i mundësive për zhvillim të qëndrueshëm nëpërmjet goditjes dhe shkatërrimi i rrjeteve të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotikëve është prioritet i rëndesishëm i Qeverisë Shqiptare.
Fokus kryesor i kësaj mbledhjeje ishte identifikimi i zonave me risk të lartë kultivimi në Qarkun Tiranë dhe intensifikimi i marrjes së masave kundër kultivimit të bimëve narkotike duke nxitur strukturat përgjegjëse të ngarkuara ligjërisht për zbatimin e këtij plani.