Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi u takua në zonën e bregdetit të Golemit në Kavajë me disa peshkatarë në këtë zonë ku folën për ecurinë e punës së tyre të përditshme dhe përballimin e vështirësive të këtij profesioni.
Në fokus të këtij takim ishin sfidat që peshkatarët hasin çdo ditë si dhe propozimet e të dy palëve për të lehtësuar punën e tyre.
“Në zonën bregdetare rreth 500 familje mbajnë ekonominë e tyre të vogël me peshkimin. Në zonën e Golemit, Kavajë takuam disa prej peshkatarëve për ti dëgjuar me kujdes ç’ka mund të propozojmë së bashku për t’i lehtësuar më tej në sfidat e tyre të përditshme”, u shpreh Aldrin Dalipi për këtë takim.