Sot u zhvillua në formatin hidrid Konferenca Kombëtare – Përballja e Ofertave Politikave “Përfshirja dhe angazhimi qytetar në nivel vendor në Bashkitë Durrës, Elbasan, Fier, Kamëz, Korcë, Kukës, Pogradec, Pukë, Shkodër, Tiranë, Vau i Dejës dhe Vlorë”.
Kjo konferncë u mbështet nga Olof Palme International Center nëpërmjet Qeverisë Suedeze dhe National Endowment for Democracy .
Me pjesëmarrjen e Znj. Romina Kuko, Zv.Ministre, Ministria e Punëve të Brendshme, Znj. Anisa Subashi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Sociale -Bashkia Tiranë, Z. Saimir Plaku, Drejtor i Përgjithshëm – Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore,
Dr. Valbona Karakaci, Bashki të Forta dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe pushteti vendor, u diskutua përfshirja dhe angazhimi qytetar për të patur një proces sa më transnparent për ofrimin e shërbimeve të ndryshme.
Përfshirja dhe angazhimi i Këshillit të Qarkut në nivel vendor në procesin e rëndësishëm të konsultimit publik me Bashkitë dhe shoqërine civile është prioriteti i së ardhmes.