Një ditë fantastike në Bashkinë Rrogozhinë, ku Qarku Tiranë sëbashku me Eko Volis dhe Eko Mendje organizuan “Pedalo”, eventi parë i këtij lloji ku iu bashkuan të rinjtë e qytetit dhe nxënësit.
Vjeshta është periudha më e mirë për të organizuar kësi aktivitetesh ndaj, ky organizimi dha një mesazh shumë të rëndësishëm; se dhe në qytetet e vogla mund të sjellim frymën e jetës sociale për të rinjtë, aktivitetet sportive, mobilitetin dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Për aktivizimin e të rinjve nuk i ndajmë qytetet në të mëdha e të vogla, por eksperiencën më të mirë e sjellim këtu si një iniciativë që do vazhdoj për më shumë mobilitet, gjelbërim dhe nxitje të të rinjve për jetë të dobishme sociale urbane” theksoi Dalipi.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi u shpreh entuziast për atmosferën e krijuar dhe tha se “bashkë me kryebashkiakun Memolla dhamë këtë mesazh dhe do vazhdojmë me Këshillin e Qarkut dhe organizatat mjedisore organizime te tilla. Faleminderit të rinjve të qytetit”.
Ajo që ra në sy ishte se aktiviteti u ndoq nga qindra të rinj, nxënës të Rrogozhinës dhe qytetarë të cilët u bënë pjesë e organizimit duke pedaluar me biçikleta në pedonalen e qytetin dhe mbollën fidana arrash në oborret e shkollave të qytetit. Vjeshta është një periudhë e bukur për të udhëtuar me biçikletë, për të organizuar ture dhe për të shijuar natyrën.
Rrogozhina ishte vetëm një nga ndalesat për të dhënë këtë mesazh dhe për të nxitur banorët të përdorim dyrrotakun, si një mjet që jo vetëm të mban në formë por edhe të bën të mbarosh punë shpejt…
Të tjera udhëtime nga presin me Qarkun e Tiranës.
Pedalo edhe ti!