Kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Kamzës Rakip Suli dhe me Prefektin e Tiranës Afrim Qendro u bashkuan për të mbjelle 150 fidane të rinj në Parkun e Liqenit të Paskuqanit si pjesë e një nisme të bashkisë dhe qytetarëve për shtimin e gjelberimit.
Kreu i Qarkut Tiranë u shpreh se:
“Parku i Paskuqanit që ndryshon pa u ndalur është dëshmia e vërtetë e një skuadre që ka pasionin dhe vizionin për ta çuar përpara këtë projekt që frymëzon në Bashkinë e Kamzës.”