Një nga atraksionet më reja si “Parku i Liqenit të Paskuqanit” bëri bashkë z. Aldrin Dalipi Kryetar i Qarkut Tiranë, Kryetarin e Bashkisë Kamëz z.Rakip Suli dhe Prefektin e Qarkut Tiranë z.Afrim Qëndro. Më shumë sesa thjeshtë vizitë arsyeja ishte nisma për mbjelljen e pemëve në këtë Park. Në një publikim të tij në rrjetet sociale z. AldrinDalipi u shpreh i impresionuar dhe ndau me qytetarët pamje dhe video që tregonin punën e bërë në Bashkinë Kamëz.
Ndër të tjera ai tha: “Vërtetë impresionuese, 4 vite më parë as që mund të imagjinohej ndërsa sot falë këmbenguljes dhe vizionit të Rakip Sulit dhe skuadrës së tij është një realitet që frymëzon.
Iu bashkuam me Afrimin nismës së mbjelljes te pemeve që i shton më shumë gjalleri dhe gjelbërim parkut që mirëpret jo vetëm banorët e Bashkisë Kamëz por të gjithe ata që duan të shijojnë ajërin e pastër, peisazhin fantastik, zogjtë e shumtë, hapesirën ku femijët mund të luajnë dhe mos të harrojme projektin e Amfiteatrit që do ofrojë mbi 500 vende për artdashësit.