Në kuadër të “Ditëve të hapura të IPA Adriatic CBC” u organizua tryeza e diskutimit “Parandalimi dhe lufta kundër parregullsive financiare dhe mashtrimeve në Programet e Bashkëpunimit Territorial Europian” Programi IPA Adriatik CBS.
Tryeza e sotme vjen si realizim i një prej objektivave të konferencës ndërkombëtare me të njëjtën temë, që u mbajt në Romë më 20 prill 2016, që synonte zhvillimin e një numri tryezash pune me të njëjtën temë, në vendet pjesëmarrëse në programin Programi IPA Adriatik CBS 2013- 2017.
Aktiviteti u hap nga Z. Nikola Dobroslavić, President i Eurorajonit Adriatiko Jonian dhe njëkohësisht President i Rajonit të Dubrovnikut i cili vlerësoi rëndësinë e këtij projekti si një mundësi për të parë zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve që i përkasin këtij programi.
Kryetari i Qarkut të Tiranës dhe Zv.President i Eurorajonit Adriatiko Jonian, Z. Aldrin Dalipi si dhe z. Luciano D’Alfonso, Zv. Presidenti i Eurorajonit Adriatik Jonian dhe njëkohësisht Presidenti i rajonit të Abruzzos, Itali, adresuan këtë tryezë, duke u ndalur në detajet e të mirave që sjell ky reagim i koordinuar i rajoneve mbi një çështje kaq delikate.
Duke theksuar frymën e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit the Autoritetit Menaxhues te IPA Adriatik CBC, kryetari i Qarkut Tiranë theksoi se mirëpret organizimin e tryezës së radhës në Tiranë në fund të qershorit, në koordinim të ngushtë me Autoritetin Menaxhues të IPA Adriatik CBC dhe gjithë institucionet e qeverisë qendrore e vendore që kontribuojnë në këtë drejtim.
Tryeza u zhvillua në Dubrovnik, Kroaci.