Këshilli i Qarkut Tiranë dhe Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë në Shqipëri së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, World Vision Albania, Terre des hommes – Albania, Save the Children in Albania, Urdhrin e Punonjësve Socialë, Urdhrin e Psikologut në Republikën e Shqipërisë, Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve – CRCA/ECPAT Shqipëri, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social në Bashkinë Tiranë, Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Shërbimin Social Shtetëror, si dhe me mikpritjen e Muzeut Historik Kombëtar, organizuan “Panairin e I-rë të Shërbimeve të Integruara për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri”.
Panairi bëri bashkë mbi 55 organizata të shoqërisë civile kombëtare/ndërkombëtare dhe institucione publike në nivel lokal dhe qëndror që ofrojnë shërbime të integruara për fëmijët dhe të rinjtë.
Në fjalën e tij kreu i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi solli në tryezë histori suksesi si dhe falenderoi projektin Alo 166 111 për kurajon dhe forcën që përcjellin çdo ditë në punën e tyre të vështirë. Ai u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin të cilin e kanë krijuar që prej 2019-ës.
.