kliko per ta shkarkuar
Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (DAMT) pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, në zbatim të Ligjit nr.8752, datë 26.03.2001, i ndryshuar, VKM-në nr.121, datë 17.02.2011, Urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit me Nr.183, datë 26.05.2011 dhe Urdhërit nr.67, datë 27.09.2024 të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë ofron këto shërbime me të dhënat/dokumentacionet shoqëruese dhe tarifat përkatëse:
Ky shërbim ofrohet nëpërmjet si nëpëmjet postës ashtu edhe aplikimit pranë Zyrës së Informacionit pranë Këshillit të Qarkut Tiranë (pas plotësimit të dokumentacionit të kërkuar dhe pagesës së faturës dhe mandatpagesa duhet të vendoset bashkë me dokumentet e aplikuesit). Fatura për çdo shërbim, merret pranë zyrës së Informacionit pranë Këshillit të Qarkut Tiranë.
Lloji i Aplikimit
Kërkesë për dokumentacion mbi të dhënat e pronësisë para vitit 1946.
Dokumentacionet shoqëruese
o Çertifikata e trungut familjar nga regjistri i gjëndjes civile i viteve 1945-1950. o Dëshmi Trashëgimie në rastin kur kërkuesi nuk figuron në përbërjen e trungut familjar të personit që ka patur pronësinë (ish pronarit). o Fotokopje ID / Prokurë përfaqësimi.
Kërkesë përmbi të dhënat e pronësisë pas vitit 1946.
Dokumentacionet shoqëruese
o Çertifikata e trungut familjar, sipas regjistrit të gjëndjes civile deri në vitin 1974 (përbërja familjare e vitit 1950-74).
o Dëshmi Trashëgimie në rastin kur kërkuesi nuk figuron në përbërjen e trungut familjar të personit që ka patur pronësinë (ish pronarit).
o Fotokopje ID / Prokurë përfaqësimi.
Kërkesë për gjendjen kadastrale të parcelës.
Dokumentacionet shoqëruese
o Plan vendosje e shkallës 1:2500.
o Fotokopje ID / Prokurë përfaqësimi.
Kërkesë për fragment harte kadastrale shkallë 1:5000.
Dokumentacionet shoqëruese
o Plan vendosje e shkallës 1:2500.
o Fotokopje ID / Prokurë përfaqësimi.
Kërkesë vërtetim për kategorizimin e tokës sipas bonitetit.
Dokumentacionet shoqëruese
o Çertifikat e pronësisë mbi tokën.(Kopje)
o Gent – plan i pronës (Plan-Rilevimi shkalla 1:2500).
o Fotokopje ID / Prokurë përfaqësimi.
Kërkesë për “Formulari Nr.6”.
Dokumentacionet shoqëruese
o Fotokopje ID / Prokurë përfaqësimi.
o Çertifikatë familjare e gjendjes më 01.08.1991.
KËRKESE PËR INFORMACION
o Në varësi të informacionit/ dokumentacionit që kërkohet.
© 2022 Created by AppAlbania