Organizata më e madhe e rajoneve europiane CPMR zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme të 47 në Itali.
I ftuar në një nga panelet kryesore ku u diskutuan çështjet e rajoneve, BE dhe projekteve evropiane ishte Kryetari i Qarkut të Tiranës z.Aldrin Dalipi.
Gjatë fjalës së tij ai u përqendrua tek mbështetja që rajonet evropiane duhet t’i japin projekteve të zhvillimit të territorit dhe në qarqet apo rajonet e vendeve që aspirojnë BE.
Duke vlerësuar projektin AI NURECC në të cilin Qarku të Tiranës është një nga partnerët kryesorë, tha se krijimi i rrjeteve që forcojnë bashkëpunimin përmes rajoneve qyteteve, universitete dhe sipërmarrjes, janë hapa konkrete që na forcojnë në veçanti në hapësirën Adriatiko-Joniane.
Kreu i qarkut Tiranë tan se po fokusohemi tek inovacioni, teknologjia dhe hapësirat për të rinjtë tanë, duke sjellë si shembull shndërrimin e piramidës në një qendër që fokusohet pikërisht në këto çështje, ai tha se Bashkia e Tiranës, qendra e qarkut ka investuar shumë dhe ka inkurajuar hapësirat për të rinjtë dhe inovacionin, duke qenë një ndër shembujt më të mirë në Evropë.
Ndërkohë, u theksua që gjatë muajit nëntor, Tirana do të mirëpresë takimin e të rinjve të organizatave adriatiko joniane në kuadrin e projektit AI NURECC i financuar nga Komisioni Evropian.
Gjatë Asamblesë së përgjithshme të CPMR, kryetari i Qarkut Tiranë, u takua dhe diskutoi për bashkëpunimin mes Tiranës dhe rajoneve evropiane me presidentin e kësaj organizate Vasco Cordeiro dhe presidentë dhe ekspertë të rajoneve të ndryshme të hapësirës së Bashkimit Evropian.