Kryetari i Qarkut të Tiranës z.Aldrin Dalipi mori pjesë në ceremoninë për Ditën e Dëshmorëve të organizuar në Tiranë. Ceremonia u mbajt në Varrezat e Dëshmorëve, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të vendit. Pjesë e ceremonisë ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe zyrtarë të tjerë. Zyrtarët bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në Monumentin “Nëna Shqipëri”, në nderim të dëshmorëve.