Konsiderohet si institucioni me i madh, dhe më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. U përurua në vitin 1981 në Tiranë. Aty paraqiten në mënyrë të përmbledhur dhe me kritere shkencore, historia e popullit shqiptar që nga periudha e fundit e Paleolitit të mesëm, e deri në ditët tona. Në këtë muze dallohen qartë dy ndarje periudhash: lashtësia e kombit shqiptar dhe qëndresa e tij për liri deri në Shpalljen e Pavarsisë në vitin 1912 dhe nga ky vit , deri më 1980. Shtjellimi i historisë në pavionet përkatëse, nis me periudhën më të lashtë dhe vijon me qytetërimin ilir dhe kulturën arbërore. Më tej një vënd të rëndësishëm zë edhe periudha e luftërave të Skëndërbeut, kryengritjet për liri e pavarsi, në veçanti Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Rilindja Kombëtare etj. Pas vitit 1990 u krijua nje fotoekspozitë që paqyron luftën e klasave, ndjekjet e persekutimet gjatë regjimit komunist etj. Ne vitin 1999 u përurua edhe pavioni i ikonografisë shqiptare në shekuj, ku janë përfshirë krijime të zgjedhura nga shek X – XIX. Është një ndër objektet kryesore në Tiranë qe vizitohet rregullisht nga turistët e huaj.
© 2022 Created by AppAlbania