U mbyll me sukses dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme edicioni i 10-të i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2015, me fitoren e Qarkut të Tiranës.
Në një maratonë të trashëgimisë jomateriale në 12 qarqe, me kontakte, takime, vëzhgime, audicione dhe koncerte të komunave dhe bashkive morën pjesë rreth 7,230 bartës të folklorit ndër të cilët rreth 1,600 fëmijë e të rinj, të cilët kaluan në përzgjedhjen e fazës së parë të komisioneve të ngritura pranë qarqeve të cilët i sollën koncertet nga komunat e bashkitë në nivel qarku. Nga data 10 deri 16 maj më shumë se 1,700 konkurrues në të gjitha gjinitë dhe nga të gjitha krahinat si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi morën pjesë në garën e madhe të folklorit.
Çmimet e ndara për Qarkun e Tiranës ishin:
Çmimi i pare: Qarku i Tiranës
Kupa e festivalit, Ansambli i Qarkut të Tiranës
U nominuan si materialet më të mira brënda ansamblit të Qarkut të Tiranës:
1.Llazoret (rit pagan), teksti më i vjetër i cili u interpretua nga grupi i burrave, Komuna Kashar.
2“Bastarçja e vjetër” valle dyshe burrash e malësis së Tiranës, ekzekutuar nga Nuri Gjoni dhe Hysen Pera, Komuna Zall-Bastar
3.Këngë djepi (Ninull) kënduar nga Hanke Bajramaj, Komuna Krrabë