-Një takim virtual mjaft i frytshëm i organizuar nga Kryetari i Qarkut të Dubrovnikut, Kroaci
dhe njëkohësisht Drejtues i Task-Forcës së Çështjeve të Ballkanit Perëndimor në Komitetin e
Rajoneve të Europës, Z,Nikola Dobroslavic me mbështetjen e Bashkimit Europian me dy
tematika kryesore:
-Përfshirja e autoriteve lokale dhe qendrore në procesin e pranimit të Shqipërisë në
Bashkimin Europian me pjesëmarrjen e Zv. Ministres së Brendshme Znj.Romina
Kuko Znj. Ornela Çuçi, Zv.Ministres së Turizmit dhe Mjedisit dhe anëtare e Këshillit të Qarkut
Tiranë, Z.Saimir Plaku Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë per Mbështetjen e Vetëqeverisjes
Vendore dhe përfaqësuesit e Bashkimit e Europian në Shqipëri.
-Rimëkëmbje e qëndrueshme nga kriza e pandemisë COVID-19 në Shqipëri me
pjesëmarrjen e përfaqësuesve lokale te Bashkisë Shkodër, Korcë dhe Berat.
-U diskutua për mësimit e nxjerra nga pandemia e COVID-19 për bashkëpunimin ndërmjet
Bashkimit Europian dhe Qeverisë Vendore dhe asaj qendrore. Në këtë panel u mirëpriten
me interes fjalet e Zv. Ministres Znj. Romina Kuko për rolin dhe fuqizimin e qeverisjes
vendore në Shqipëri dhe Zv. Ministres znj. Ornela Çuçi për ringritjen e ekonomisë dhe
turizmit pas pandemisë.
-Në fjalën e tij përshendetëse, Z.Dobroslavic vlerësoi bashkëpunimin me Këshillin e Qarkut
Tiranë dhe kryetarin z.Aldrin Dalipi në kuadër të parnteritetit të Eurajonit Adriatiko-Jonian.