Ditën e sotme më 04 shkurt 2016 u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve nën drejtimin e kryeministrit të Shqipërisë, zoti Edi Rama.
Në mbledhje ishte i pranishëm dhe kryetari i Shoqatës së Qarqeve të Shqipërisë, z. Aldrin Dalipi.
Gjatë këtij takimi u diskutua dhe miratua buxheti i Shtyllës 1 – Programi i Infrastrukturës Vendore dhe Rajonale, Granti 1- Infrastruktura Vendore dhe Rajonale, Programi “Shqipëria dixhitale” dhe drejtimet prioritare të financimit nga Fondi për Zhvillimin e rajoneve.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua dhe miratimi i shpalljes së thirrjes së parë, për projekte për financim për vitin 2016, nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve, sipas drejtimeve prioritare dhe programeve buxhetore.
U diskutuan dhe miratuan disa ndryshimeve në vendime për financim projektesh përkatësisht:
a) Anulimi i financimit për projektin “ Për përditësimin dhe përmirësimin e të dhënave në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, financuar nga programi “Shqipëria dixhitale”.
b) Ndarja e projektit “Sistemim asfaltim i rrugëve “Sul Misiri”, “Fehmi Kotherja dhe “25 Nëntori” në dy projekte zbatimi. U diskutua dhe miratua financimi i projekteve në vazhdim, për programin e Arsimit.
U diskutua dhe miratua financimi i projekteve në vazhdim, për programin e Shëndetësisë.
U diskutua dhe miratua për caktimin e përfaqësuesit të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve, në Bordin e Përbashkët të Menaxhimit.
U diskutua dhe miratua vendimi për detyrat dhe funksionimin e sekretariateve teknike, pranë ministrive përkatëse të linjës, për administrimin e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve 2016.