Ditën e sotme u zhvillua takimi i Komisionit të Planifikimit të Përballimit të Emergjencave në Qarkun Tiranë organizuar nga Prefekti i Qarkut , njëherësh dhe Kryetar i KMC-së të Qarkut Tiranë me tematikë “Mbi marrjen e masave për parandalimin e përballimin e situatave emergjente verore për vitin 2020 në Qarkun Tiranë “.
Në takim morën pjesë Zv.Kryetarja e Këshillit të Qarkut Tirane znj. Nertila Ndreu, anëtarë të KMC-së dhe përfaqësuesit e bashkive Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, dhe Rrogozhinë.
Nga strukturat përgjegjëse u raportua se masat paraprake për përballimin e emergjencave verore ishin marrë të plota.
Në përfundim të takimit Prefekti i Qarkut Tiranë kërkoi realizimin e disa detyrave si më poshtë vijon: -Hartën e Riskut në çdo bashki të Qarkut Tiranë.
-Situatën aktuale të standardeve të përmbushura nga Drejtoritë e Shërbimit Pyjor.
-Situatën aktuale të ekzistencës së grupeve vullnetare pranë çdo bashkie.
-Situatën aktuale të Planit të Masave nga çdo bashki e Qarkut Tiranë për përballimin e situatës së zjarreve gjatë periudhës së verës.
-Organizimin e bashkëveprimit ndërinstitucional si detyrim ligjor.