Ditën e martë 27 shkurt 2019 u zhvillua mbledhja e dytë për këtë vit e Këshillit Konsultativ Qeverisje Qendrore-Vetëqeverisje Vendore, e kryesuar nga Kryetarja e Këshillit Konsultativ Znj.Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm, Bashkëkryetari i Këshillit Konsultativ Z. Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore Z.Bekim Murati.
Tema e mbledhjes kishte të bënte me turizmin dhe masat që duhet të merren.
Ndaj Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri një prezantim të Vendimin e Këshillit të Ministrave për stacionet e plazheve.
“Edhe pse jemi në ditët e ftohta të shkurtit, sezoni është në prag dhe nuk duhet të jenë në konceptin vetëm dy mujor, pasi agjencitë flasin për interesimin e të huajve që në muajin prill për bregdetin tonë e deri në tetor”, u shpreh ai.
Ndaj në këtë linjë e cilësoi si të rëndësishme këtë takim me drejtuesit vendor. Zoti Aldrin Dalipi si një nga bashkëkryetarët e Këshillit Konsultativ, por dhe kryetar i qarkut që përfshin dy zona bregdetare, u shpreh se është i rëndësishëm konsultimi dhe aplikimi i kësaj VKM-je në terren, pasi i shërben qytetarëve dhe sigurisë së tyre.
Po çfarë u diskutua konkretisht në Këshill?
Për një sezon turistik të mirëmenaxhuar dhe të sigurtë nëtryezë u diskutua dhe u vendos ashpërsim i detyrimeve ligjore, që rrjedhin nga VKM për Stacionet e Plazheve!
31 marsi,është afati i fundit për lidhjen e kontratave të qirave ose plazhi kthehet automatikisht në publik! Për herë të parë parashikohet ndarja e plazheve publik-privat, ku 20% do të jetë detyrimisht publik!
Kulla vrojtimi në çdo stacion plazhi! Tabela informuese në shqip dhe anglisht! 18 ndryshime ligjore në kontratat e stacioneve të plazheve, për të rritur sigurinë, për standarde më cilësore për pushuesit vendas dhe turistët e huaj! Në këshill u prezantuan gjithashtu •
Projektvendimi “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit te veprimtarisë së stacionit të plazhit”; •
Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 955, datë 07.12.2016, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave, dokumentacionit dhe masës së përfitimit të ndihmës ekonomike”, të ndryshuar; •
Projektvendimi “Për kriteret për punësimin e punonjësve të strukturave për mbrojtjen e fëmijës dhe të punonjësve të cilët punojnë me fëmijët”; •
Projekti: Shtigjet e Gjelbërta; •
Projekti nga Bashkitë të Forta për “Gratë e përfshira në Këshillat Bashkiak”.