Më 20 Mars u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore nën organizimin e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, sekretariatit teknik të këtij Këshilli.
Me vendim Nr. 11, datë 12.1.2018 të Këshillit të Ministrave, Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale (AZRT) është kthyer në Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore pranë Ministrisë së Brendshme.
Mbledhja e Këshillit Konsultativ solli në tryezë zëvendësministrat e i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ekonomisë dhe Financave dhe përfaqësues të shoqatave vendore për të diskutuar tri projektvendimeve të Këshillit të Ministrave mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, Ambalazhet dhe Mbetjet e Tyre dhe Integrimin Evropian; Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë u përfaqësua në këtë mbledhje nga përfaqësuesit e deleguar, përkatësisht nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Vlorë Z.Ervis Moçka dhe Drejtorja Ekzekutive, Znj. Blerina Guga.
Z.Ervis Moçka adresoi punimet duke mbështetur zhvillimin dhe diskutimin e dy projekt-dokumenteve mbi menaxhimin e mbetjeve duke theksuar se ato adresojnë problemet aktuale që njësitë e qeverisjes vendorë hasin në këtë drejtim dhe risive që ato sjellin në menaxhimin e mbetjeve, dhe kostimin e tyre në përafrim me direktivat përkatëse të Bashkimit Evropian.
Prezantimi i Projektvendimit për integrimin Evropian u mori dakordësinë e pjesëmarrësve mbi përmirësimet që do të sjellë ai në rolin dhe angazhimin e njësive të vetëqeverisjes vendore në procesin e integrimit evropian. Në këtë kontekst Z.Moçka risolli në vëmendje të Këshillit rolin e Qarqeve në projektet dhe programet e financimit të Komisionit Evropian dhe përvojën që ato mund t’ju japin me anë të trajnimeve dhe asistencës njësive të integrimit që projekt VKM në fjalë synon të ngrejë.
Njëkohësisht Z. Moçka theksoi faktin e anëtarësisë së Qarqeve kryesore të vendit në organizata prestigjioze ndërkombëtare rajonale evropiane, si pjesë edhe e organeve drejtuese të tyre dhe promotorë të vendit në nivel evropian.