Më datë 12 shkurt 2016 u zhvillua mbledhja e Këshillit të Qarkut Tiranë, e cila u thirr dhe u drejtua nga kryetari i Qarkut, z. Aldrin Dalipi.
Një nga pikat më të rëndësishme ishte miratimi i buxhetit për vitin 2016, i cili mori votat e të gjithë anëtarëve.
Kryetari i Qarkut është shprehur se në dallim nga vitet e mëparshme ky buxhet do të orientohet drejt projekteve që do të zhvillohen zonat e ndryshme të bashkive të Qarkut të Tiranës.
Ndërkohë, Këshilli i Qarkut ka miratuar dhe dhënien e titullit Mirënjohja e Qarkut për 4 komunitetet fetare me rastin e 26-vjetorit të lirisë së besimit në Shqipëri si dhe Shoqatës “Tirana” në kuadrin e 96- vjetorit të krijimit të Tiranës si kryeqytet.