Sot u zhvillua mbledhja online e Këshillit Konsultatitv Qeverisje Qendrore – Vetëqeverisje Vendore në ambientet e Ministrisë së Brëndshme.
Mbledhja u drejtua nga bashkëkryetarët e Këshillit Konsultativ, Z. Aldrin Dalipi, Kryetar i Qarkut Tiranë dhe Znj. Romina Kuko, Zv. Ministre e Ministrisë së Brendshme.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe qëndror, shoqatave vendore dhe të shoqërisë civile të cilat patën në fokus prezantimin e një serë projektaktesh të rëndësishme që kanë ndikim në qeverisjen vendore.
Në cilësinë e Sekretariatit Teknik, AMVV mbështeti këtë takim.