Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ, e drejtuar nga Kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi dhe me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm të qeverisjes vendore dhe qendrore u diskutua për Buxhetin 2025, duke vënë theksin te mbështetje për njësitë e qeverisjes vendore. Ministri për Pushtetin Vendor z. Mazniku e cilësoi këtë mbledhje si një mundësi për të forcuar investimet dhe shërbimet për qytetarët shqiptarë, duke i dhënë prioritet zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në të gjithë vendin.
Në fokus të diskutimeve ishin nismat që synojnë ofrimin e shërbimeve me standarde të larta dhe rritjen e kapaciteteve për të përballuar sfidat e reja të zhvillimit.