U zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Konsultativ Qeveri Qëndrore – Vetëqeverisje Vendore në formatin hibrid në ambientet e Ministrisë së Brëndshme dhe nëpërmjet platformës online ZOOM.
Mbledhja u drejtua nga bashkëkryetarët e Këshillit Konsultativ, Z.Aldrin Dalipi, Kryetari i Qarkut Tiranë dhe Znj.Romina Kuko, Zëvendësministre e Ministrisë së Brëndshme.
Kjo mbledhje u fokusua në Projekt Buxhetin për pushtetin vendor 2022 dhe projektvendime përkatësisht nga Ministria e Mbrojtjes, Kulturës dhe Turizmit dhe Mjedisit.
Në këtë mbledhje të Këshillit Konsultativ u prezantua:
- Projektbuxheti për pushtetin vendor 2022 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë
- Projektligji “Për Policinë Bashkiake” nga Ministria e Brëndshme
- Projektvendimi “Për miratimin e llojeve të sinjaleve të alarmit, numrit dhe mënyrës së përdorimit të tyre, në rastet e fatkeqësive” nga Ministria e Mbrojtjes
- Projektvendimi “Për marrjen e masave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në rastet e fatkeqësive natyrore dhe konflikteve të armatosura” nga Ministria e Kulturës
- Aktet nënligjore të ligjit nr. 57/2020 “Për Pyjet” nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
- Projektvendimi “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e nënprodukteve të kafshëve që nuk synohen për tu konsumuar nga njeriu” nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
- Projektvendimi “Për miratimin e listës së llojeve të mbrojtura të bimëve/florës dhe kafshëve/faunës së vendit”nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
- Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 350, datë 19.04.2017, të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” nga Ministria e Brëndshme
- Prezantim i draftit “Mbi ndryshimet ligjore dhe financiare të përgatitura nga ekspertë të fushës dhe nga takimet rajonale dhe qendrore për mundësinë e rritjes së nivelit të rentës në favor të bashkive nga Shoqata për Autonominë Vendore (SHAV)