Zhvillohet mbledhja e katërt për këtë vit e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore ku me praninë e Shefit të Bashkëpunimit të European Union in Albania Hubert Perr, u prezantuan dhe diskutuan midis pushtetit vendor dhe atij qendror, projekt-aktet e hartuara nga institucionet qendrore, si më poshtë:
Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
📌”Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026”
📌“Plani Kombëtar i Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve në Republikën e Shqipërisë 2021-2025”
📌 “Planit Kombëtar i Veprimit për Personat LGBTI+, 2021-2027″
📌Projektvendimi “Treguesit statistikorë të vlerësimit të ndihmës ekonomike të pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimeve shoqërore si dhe peridiocitetin e mbledhjes së tyre”
Nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë
📌Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10112 dt. 9.04.2009 “Për administrimin e bashkëpronësisë së ndërtesave të banimit”
Nga Ministria e Mbrojtjes
📌Projektvendimi “Për miratimin e kritereve për identifikimin e subjekteve private strukturat përgjegjëse për identifikimin e tyre dhe rregullat për realizimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre”
📌Projektvendimi “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të krijimit të sistemit të gjurmimit
Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
📌Projektvendimi “Për miratimin e rregullave për shpërndarjen e kostove të lidhura me koordinimin e punimeve civile”.
📌Paketa ligjore mbi infrastrukturën e rrjeteve të komunikimeve elektronike:
🔹Projektvendim “Mbi përcaktimin e rregullave për infrastrukturën e brendshme për rrjetet e komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë dhe administrimin e pikës së aksesit në godina”;
🔹Projektvendim “Për përcaktimin e kategorive të ndërtesave që përjashtohen nga detyrimi i pikës së aksesit për infrastrukturën e rrjeteve të komunikimeve elektronike”;
🔹Projektvendimi “Mbi miratimin e rregullave të përgjithshme për procedurat e dhënies të së drejtës së kalimit për ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike me shpejtësi të lartë”