U zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues të projektit SALSTAT II bashkëdrejtuar nga Znj. Sabine Piccard, përfaqësuese e Ambasadës së Zvicrës dhe Znj. Elsa Dhuli Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë.
Gjatë mbledhjes u prezantuan rezultatet e Planit vjetor për vitin 2023 dhe gjithashtu Plani i veprimeve për vitin 2024
Projekti i Statistikave Vendore Shqiptare (SALSTAT) është pjesë e Projektit të Bashkëpunimit Zviceran për Zhvillim (SDC) dhe Projektit “Bashki te Forta”.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të Shoqatës së Qarqeve të Shqipërisë.