U nënshkrua në Tiranë, Memorandumi i Mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës. Kolegji i Europës, një nga institucionet kryesore në zhvillimin dhe promovimin e projektit europian, do të vendoset te Piramida.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kryetari i Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, u shprehën mirënjohës për faktin që Tirana është përzgjedhur mes shumë qyteteve europiane për hapjen e këtij kampusi.
Me hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë vendi ynë po vendos një tjetër një gur të çmuar drejt Shqipërisë evropiane.