Komiteti Rajonal i Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore diskutoi mbi strategjinë dhe rezultatet në nivel qarku si dhe veprimin e përbashkët në vazhdim të strukturave kundër fenomeneve kriminale.
Kreu i Qarkut Tiranë Z.Aldrin Dalipi shprehu falenderime për Prefektin e Tiranës Z.Afrim Qëndro, drejtuesit e Policisë Vendore, përfaqësuesit e bashkive, institucionet dhe organizatat rajonale për gjithçka bëjnë sëbashku në këtë betejë të përditshme.