U mbajt Samiti i BE në Tiranë ku morën pjesë 28 liderë të Bashkimit Europian dhe 44 delegacione dhe vlerësuan progresin e Shqipërisë. Liderët europianë shijuan koncertin me valle popullore shqiptare pranë stadiumit “Air Albania”. Mes falënderimeve për kryeministrin Edi Rama, si organizator, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e cilësoi këtë si një mbledhje historike për faktin se për herë të parë është mbajtur në një vend të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij në konferencë, Charles Michel tha se ka patur progres konkret në bashkëpunimin mbi pasojat e luftës apo edhe fusha të tjera.