Kulture

Mbyllet me sukses edicioni i 10-të i Festivalit Folklorik Kombëtar 

U mbyll me sukses dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme edicioni i 10-të i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës 2015, me fitoren e Qarkut të Tiranës.
Në një maratonë të trashëgimisë jomateriale në 12 qarqe, me kontakte, takime, vëzhgime, audicione dhe koncerte të komunave dhe bashkive morën pjesë rreth 7,230 bartës të folklorit ndër të cilët rreth 1,600 fëmijë e të rinj, të cilët kaluan në përzgjedhjen e fazës së parë të komisioneve të ngritura pranë qarqeve të cilët i sollën koncertet nga komunat e bashkitë  në nivel qarku. Nga data 10 deri 16 maj më shumë se 1,700 konkurrues në të gjitha gjinitë dhe nga të gjitha krahinat si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi morën pjesë në garën e madhe të folklorit.
Çmimet e ndara për Qarkun e Tiranës ishin: 
Çmimi i pare: Qarku i Tiranës
Kupa e festivalit, Ansambli i Qarkut të Tiranës
U nominuan si materialet më të mira brënda ansamblit të Qarkut të Tiranës: 
1.Llazoret (rit pagan), teksti më i vjetër i cili u interpretua nga grupi i burrave, Komuna Kashar.
2“Bastarçja e vjetër” valle dyshe burrash e malësis së Tiranës, ekzekutuar nga Nuri Gjoni dhe Hysen Pera, Komuna Zall-Bastar
3.Këngë djepi (Ninull) kënduar nga Hanke Bajramaj, Komuna Krrabë
 
 
 
 
 
 
 
 

Trashegimia Kulturore e Qarkut Tirane eshte e larmishme, me poshte po rendisim disa prej tyre: 
 
Keshtjella e Petreles ndodhet 18 km larg qytetit te Tiranes. Kalaja ngrihet mbi nje koder shkembore dhe ka nje trajte trekendore me dy kulla vrojtuese. 
Kalaja e Doresit ndodhet mbi nje koder tepjerret ne komunen Peze. Pjesa me e madhe eshte e rrethuar me mur, kurse pjesa e mbetur eshte e mbrojtur nga shkembi natyral.
Kalaja e Prezes eshte nje keshtjelle e vogel e rndertuar ne shekulln e XIV mbi themelet e kalase antike qyteza e Parthineve.
Kalaja e Dajtit ndodhet me nje lartesi prej 1200 m mbi nivelin e detit.
Kalaja e Viles ketu ruhen edhe gjurmet e nje fortifikimi te vone antik.
Keshtjella e Tujanit ndodhet mbi nje koder me shpate te pjerreta , nje nga korridoret nepermjet te cilit kalonte rruga per ne Diber.
Xhamia e Tiranes paraqet nje rast tipik te tradites shqiptare ne arkitekturen e Xhamive.Eshte shpallur monument kulture.
Kulla e Sahatit ne vitin 1928 u rikonstruktua ne pjesen e siperme te saj duke u lartesuar ne 35 m. Eshte shpallur monument kulture.
Tyrbja e Kapllan Pashes ndodhet aty ku takohen rruga e Sahatit me ate te Elbasanit.
Tyrbja eNuses gjendet ne fshatin Mullet prane kishes se Maxhares dhe daton ne shek XIV.
Kisha paleokristiane e Tiranes eshte nder monumentet me te vjeter ne Tirane. Siti arkeologjik emertohet edhe me emrin ‘’Mozaiku i Tiranes.
Kisha e Maxhares ne Mullet eshte e rrenuar.
Ura e Tabakeve e ndertuar prej guri mbi lumin e Lanes ne gjysmen e pare te shek XVIII Nga esnafi i Tabakeve. Eshte shpallur monument kulture.
Kalaja e Tiranes perbente qendren e nje vendbanimi te emertuar me nje variacion emrash qe ne shekujt e pare te eres sone.
 
Ne Rethin Kavaje permendim:
 
Keshtjella e Bashtoves ndodhet ne nje terren fushor rreth 400 m ne veri te lumit Shkumbin.
Kisha e Cetes ndodhet prane fshatit te Zik-Xhafajt ne very te Kavajes. Kisha e Shen Premtes i perket arkitektures romaniko-gotike.
Xhamia Kubelie dhe Kulla e Sahatit gjenden ne qender te qytetit te Kavajes. Eshte ndertuar rreth viteve 1835-1839 dhe njihet me emrin xhamia ‘’kubelie’’
 
Monumentet e Natyres ne Qarkun e Tiranes:
 
Shpella e Zeze ose e Pellumbasit 25 km ne juglindje te Tiranes ne Parkun Kombetar te Dajtit. Aty jane bere zbulime interesante si skeletet e arinjve te shpellave qe kane jetuar nga 10000 deri ne 400000 vjet me pare.Ajo eshte nje shpelle karstike e mbushur me stalaktite dhe stalagmite dhe perben nje objekt me vlera si dhe per qarkullimin e ujerave nentokesore te saj.
Shkalla e Tujanit ndodhet ne luginen e lumit te Tiranes. Ka formen e nje kanioni . Ka guva e shpella karstike qe e bejne edhe nje ekosistem karstik. Ky monument eshte i pershtatshem per itineraret ditore turistike qe perfshijne rrethinat e Tiranes.
 
Biomonumente:
 
Rrapi i Ndroqit ndodhet ne qender te fshatit. Vjen emri i tille pasi vite me pare organizohej dita e pazarit. Rreth 400 vjecar, lartesia e tij 15-17m, diametri i trungut 2.2m. 
 
Bregdeti piktoresk i Rrethit te Kavajes:
 
Plazhi i Golemit nis nga Shkembi i Kavajes me nje gjateasi 5km. Shquhet per reren e imet e te bardhese bashku me gjelberimin e pishave dhe kaltersine e detit krijojne nje mikroklimr interesante.
Plazhi i Karpenit ndodhet ne jug te Golemit ka nje gjatesi prej 1.5km dhe pak i frekuentuar per shkak te distances nga rruga kryesore.
Plazhi i Gjeneralit ndodhet ne zonen e Bardhorit dhe ka nje gjatesi rreth 400m, gjeresi 50m dhe siperfaqe 20000 m katror.
Plazhi i Spillese eshte ranor shtrihet nga gryka e Shkumbinit ne jug deri te kodra e Gurit te Lemuar ne veri. ka nje gjatesi rreth 10 km, gjeresi 40m dhe siperfaqe 35 ha.Rendesi te vecante ka grykederdhja e Shkumbinit e pasur me bime mesdhetare si marina, shelgu, vidhi etj .