Kryetari i Qarkut Tiranë Z.Aldrin Dalipi sëbashku me Prefektin e Tiranës Z. Mersin Murati zhvilluan një takim pune në një nga Bashkitë përbërëse të Qarkut Tiranë, Bashkinë Rrogozhinë. Kreu i Qarkut dhe Prefekti u pritën nga Kryetari i Bashkisë Z. Edison Memolla me të cilin vizituan ambientet e Bashkisë duke krijuar kështu një mundësi bashkëbisedimi me specialistët dhe administratën për problemet sociale, arsimore, si dhe një vizitë tek MZSH-ja për situatën e zjarreve gjatë periudhës së temperaturave të larta që ka perfshirë vendin. Ata ndoqën veprimtarinë në këndin e BE-së pranë Bashkisë.
Një nga fokuset e takimit ishte rimëkëmbja dhe zhvillimi i turizmit në periudhën post pandemisë, si një nga pontecialet e ekonomisë në këtë Bashki.
Gjithashtu Z. Dalipi dhe Z. Murati vlerësuan angazhimin e të rinjve të arsimuar në zhvillimin e qytetit dhe zonës së Rrogozhinës.