Kryetari

Aldrin Dalipi ka një karrierë të pasur në qeverisjen vendore dhe atë qendrore.
Që prej vitit 2015 është Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë tashmë në mandatin e tretë, ndërsa për 6 vite prej 2013 – 2019 ka qenë Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës! Ai ka drejtuar grupin e PS dhe opozitës në Këshillin Bashkiak Tiranë në vitet 2011-2013!
Në nivelin e qeverisjes qendrore Aldrin Dalipi ka shërbyer si Zëdhënës i Qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit në vitet 2002-2005 ndërsa më parë ka ushtruar detyrën e  Drejtorit të Komunikimit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 2000-2002 që përkasin me procese elektorale të rëndësishme për Shqipërinë zgjedhje lokale dhe parlamentare!
Z.Dalipi gjatë karrierës së tij, në fund të vitit 2005 deri në fillim të 2007 ka drejtuar dhe media të njohura si TV “News24” dhe Agjencinë e lajmeve “Balkanweb”, ndërsa në media ka nisur punën në Radio Televizionin Shqiptar si gazetar i çështjeve politike në vitin 1999. Gjithashtu ka punuar në fushën e mësimdhënies në fushën e artit në vitet 1996-1998.
Aktualisht shërben gjithashtu si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Në angazhimet në nivel organizatash europiane, z.Dalipi mban detyrën e Zv.President i Eurorajonit Adriatiko Jonian.
Ka përfunduar studimet në fushën e Menaxhimit të Arteve dhe të Drejtësisë.