Veteranë lufte, pasardhës të dëshmorëve, përfaqësues të ekzekutivit dhe institucioneve kryesore shtetërore, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, përkujtuan sot në një ceremoni të veçantë 77-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar për bashkimin kundër pushtuesve.
Gjatë fjalës përshëndetëse Kryetari i Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi theksoi se sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë merr rëndësi kjo ditë. Sepse historia na tregon se kur mbështetemi te shembujt pozitiv aq më shumë e lartësojmë të sotmen dhe të ardhmen tonë.
Ndër të tjera ai u shpreh:
“Koferenca e Pezës mbetet në histori si dita e besimit, kurajos dhe vizionit për të pranuar njëri-tjetrin pavarësisht ideve, qëndrimeve apo përkatësisë fetare etj. ku vullneti për të punuar të gjithë bashkë, na çon në realizimin e aspiratave.
Gjejmë rastin të shprehim mirënjohje dhe përulemi me respekt për sakrificën dhe kontributin që dhanë, jo vetëm ata që morën pjesë në këtë Konferencë, por edhe të gjithë ata të rinj e të reja që iu bashkuan luftës antifashiste-nacionale kundër pushtuesve.
Sot, kemi sfida të reja dhe padyshim Tirana është simboli më i suksesshëm në rajon dhe nga shembujt më të mirë në Europë për modernizimin dhefuqinë e ndryshimit.
Ndaj jemi krenarë që vitin tjetër Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022 ku falë punës së Kryebashkiakut Veliaj, BashkisëTiranë dhe mbështetjes së qytetarëve është treguar se sa e rendësishme është historia kur ne së bashku bëjmë hapa përpara.”
Nëpër fundim përfaqesuesit e autoriteteve vendore dhe qendrore vendosën kurora dhe bënë homazhe në memorialin e dëshmorëve.