Në mbështetje të Ligjit Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ligjit nr. 8756 datë 26 3 2001 “Për emergjencat civile” të VKM nr. 329, datë 16 5 2012 ” për kriteret dhe procedurat të dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”, të ligjit nr. 44/2015, datë 30. 04. 2015 kryetari i Këshilli të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi urdhëroi krijimin e komisionit të ekspertëve të Këshillit të Qarkut Tiranë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore për vitin 2018.
Komisioni i ngritur me këtë rast për vitin 2018 në Këshillin e Qarkut Tiranë vlerësoi dhe përcolli në kohë rekord dhe në përputhje me ligjin për dëmshpërblim të gjitha dosjet e banorëve të njësive administrative të Bashkisë Tiranë dhe bashkive të tjera të Qarkut Tiranë. Grupi i punës vlerësues për këtë qëllim bëri verifikimin e procesverbaleve të konstatimit dhe plotësimin e të gjitha detyrimeve ligjore për këto procese dëmtimi fatkeqësi të ndryshme për banorët në të gjithë njësitë administrative.
Grupi i punës së Këshillit të Qarkut Tiranë në koordinim me njësitë administrative përkatëse, verifikoi dokumentacionin dhe përputhshmërinë e tyre sipas kërkesave ligjore në fuqi.
Pas një procesi transparent nga Komisioni i Ekspertëve pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, u vlerësua masa e kompensimit për rreth 200 dosje të familjeve të prekura, por dhe sqaroi qytetarët për çfarë do të kompensohen dhe në cilat raste nuk mund të procedohet për mangësi e pasaktësi dokumentacioni duke ndihmuar në avancimin e procesit në përputhje të plotë me ligjin.
Këshilli i Qarkut Tiranë tregoi transparencë maksimale për procesin dhe u dha zgjidhje të gjitha rasteve të adresuara duke marr dhe falënderimet e qytetarëve.