Këshilli i Qarkut Tiranë përfundon me sukses procesin e kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve në pronësi të përfituesve.
Prej më shumë se një viti është ngritur një grup pune për shqyrtimin e kërkesa të njësive administrative që janë nën administrimin e Qarkut Tiranë.
Qëllimi dhe funksionimi i këtij komisioni në përbërje të të cilit ishin pesë specialistë, kishte në thelb shqyrtimin e kërkesave që kanë të bëjnë me përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve.
Ky urdhër i ardhur në mbështetje të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore” dhe të ligjit nr.44/2015 “Për përcaktimin e procedurave të plotësimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish- kooperativave bujqësore”, i ndryshuar, ju vjen në ndihmë banorëve që të zgjidhin një çështje kaq të rëndësishme për ta, siç është çështja e pronësisë të tokave bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore.
Me mbylljen e vitit 2018 Këshilli i Qarkut i ka dhënë prioritet shërbimit ndaj qytetarëve pasi të gjitha kërkesat që janë adresuar pranë Këtij institucioni kanë marrë përgjigje sipas afateve të parashikuara nga ligji.