Nga data 1 deri më 7 Qershor në shumë qytete të vendit do të organizohen një sërë aktivitetesh për Java italiane të Kulturës. Gjatë një ceremonie në Tiranë në prag të çeljes së kësaj jave, autoritetet vendore të Qarkut dhe Bashkisë Tiranë bënë me dije se së shpejti në kryeqytet do të ndërtohet godina e re e Ambasadës së Italisë.
Java e Italisë do të udhëtojë nga veriu në jug pasi aktivitete të shumta sportive kulturore e artistike janë planifikuar në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Përmet, Gjirokastër, Korçë, Berat etj.. Mes tyre edhe kremtimi i Festës së Republikës, koncerti i grupi Planet Funk, Festivali i Shkencës, dita kushtuar Arbëreshëve, Pizza Village, Run For Autism.