Kryetari i Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi ndoqi nga afër ecurinë e punimeve në rrugën ‘Artan Lenja’ në njësinë administrative Nr. 7 Tiranë, së bashku me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin znj. Elisa Spiropali dhe deputetin e zonës z. Besnik Bare.
Puna vazhdon me ritëm të shtuar për të kompletuar këtë nyje të rëndësishme të infrastrukturës së kryeqytetit që lidh zonën e ish-nyjes së betonit, Fushën e Aviacionit me Laprakën.
Ky projekt është një vlerë e shtuar për zonën pasi ndikon në mënyrë direkte në përmirësimin e jetesës së banorëve të zonës si dhe në rritjen e vlerës së pronave të tyre.
Kreu i Qarkut falënderoi Bashkinë e Tiranës për shtrirjen e investimeve në të gjitha njësitë administrative!