Institucionet vendore të Qarkut Tiranë u mblodhën sot për të diskutuar mbi masat e marra për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, dhe koordinimin e punës në terren.
Prefektja e Qarkut Suzana Jahollari vlerësoi masat e marra ndërsa zv.kryetari i Bashkisë Tiranë Andi Seferi dhe përfaqësuesit e bashkive raportuan mbi punën e bërë.
Zv.Kryetarja e Qarkut Nertila Ndreu tha se përfaqësuesit e Qarkut në bashkitë përkatëse po punojnë ngushtë me strukturat e tjera vendore në këtë drejtim si dhe me komunitetet për çdo shqetësim të tyre për më të mirën.
Ne foto nenkryetarja e Qarkut Tiranë, Nertila Ndreu dhe takimi i zhvilluar në Prefekturë